Është duke vijuar seanca në Gjykatën Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.
Prokurori Allan Tiger tha se dosja paragjyqësore pritet që të parashtrohet në fillim të shtatorit, ndërsa shtoi se nëse kjo do të ndryshonte atëherë dokumentet do të dorëzohen tre muaj para fillimit të gjykimit.
Lexo edhe: Seanca në Hagë për ish-luftëtarët e UÇK-së, mbrojtja: Kategorizimi i dokumenteve, jo i dobishëm
“Bazuar në parashikimet tona për fillimin e gjyqit në shtator, do mendoj se do të ishim të përgatitur të parashtronin dosjen në fillim të korrikut, pra dy-tre muaj para gjyqit. Nëse data do të ndryshonte ne do t’i qëndrojmë mendimit për të dërguar dokumentet para se te fillojë gjyqi”, tha ai.
/abcnews.al/