Seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, mediat serbe: Ana Brnabiç do të përfaqësojë Beogradin

schedule12:31 - 20 Tetor, 2023

schedule 12:31 - 20 Tetor, 2023

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç do të përfaqësojë Serbinë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që do të zhvillohet të hënën. Lajmi është raportuar nga mediat serbe.

Ndërkohë është paralajmëruar se seanca mund të jetë e mbyllur për publikuan, megjithatë ende nuk dihet nëse do të realizohet dicka e tillë.

Si arsye për mbylljen e seancës për publikun, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Guterres deklaroi se tensionet mes Beogradit dhe Prishtinës ishin të dukshme në seancën e fundit, më 27 prill, dhe se ata e përdorën atë për të “paraqitur narrativa që nxisin jostabilitetin në rajon”.

Por që seanca të jetë e mbyllur, një vendim i tillë do të kërkonte marrëveshjen e të paktën nëntë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe kjo nuk është e mundur pa kompromis me Rusinë dhe Kinën./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!