Robin Gosens është pjesë e Atalantës prej vitit 2017. Gjermani është rritur shumë gjatë kësaj kohe, njësoj si të gjithë lojtarët e tjerë të skuadrës bergamaske. Anësori i majtë publikon autobiografinë e tij më datë 8 prill.
Disa histori janë publikuar më shpejt, siç ndodh zakonisht. A Bola zbulon një pjesë të autobiografisë, saktësisht momentin kur Cristiano Ronaldo injoroi 26-vjeçarin e kombëtares gjermane në fundin e një ndeshje Atalanta-Juventus.
“Tentova të realizoj ëndrrën time pas një ndeshje që luajtëm kundër Juventusit: të merrja fanellën e Cristiano Ronaldos. Iu afrova direkt sapo përfundoi ndeshja, nuk zgjodha të ikja të festoja me tifozët. I thashë: Cristiano, mund ta kem fanellën tënde?
Ai as nuk m’i hodhi sytë fare, ndërsa m’u përgjigj shkurt: jo. U skuqa plotësisht po më vinte turp nga vetja. Ndihesha shumë i vogël teksa po largohesha prej aty.
I kini parasysh vetë ato momentet kur të ndodh një gjë e sikletshme dhe hedh sytë vërdallë për të kuptuar nëse e panë se çfarë ndodhi. Kjo ishte ndjesia që po provoja dhe po përpiqesha të fshihja“, kujton Robin Gosens, autor i 10 golave dhe 7 asisteve këtë sezon. /abcnews.al