Vitesse e ka nisur shumë mirë sezonin e ri në Eredivisie. Dy ndeshje dhe dy fitore, teksa në të dytën (2-0 me Sparta Rotterdam) erdhi edhe rrjeta e parë holandeze për Armando Brojën.
Sulmuesit shqiptar i mjaftuan 16 minuta në fushë për të dërguar topin në rrjetë dhe për të vulosur triumfin e ekipit të tij. Trajneri Thomas Letsch është infektuar me Covid-19, duke mos pasur mundësi të drejtojë ekipin nga stoli në këto sfida.
Broja gollllll pic.twitter.com/llLUQlGNqd
— ??Ⓜ____ (@cfc___m) September 19, 2020
Në vend të tij është ulur Edward Sturing, ikona e klubit nga Arnhemi, i cili i gëzohet triumfit të fundit dhe flet për 19-vjeçarin kuqezi në prononcimin e dhënë për gelderlander.
“Do të jem trajneri i Vitesses për disa ditë. Brojën nuk e njihja, por çfarë futbollisti fantastik që është. Përhapja e koronavirusit ka pasur ndikimin e vet, shpresojmë t’i rikthehemi sa më shpejt normalitetit dhe të vijojmë me fitore“, deklaron Sturing. /abcnews.al