Epidemia globale ka ndikuar në planet e shumicës prej nesh, veçanërisht të udhëtarëve. Por Sharon Waugh duket se ka gjetur një mënyrë për të udhëtuar, duke marrë një këndvështrim tjetër mbi situatën. Waugh ka udhëtuar në 57 vende të botës dhe eksperiencën e saj e ndan në blogun e udhëtimit “The Sharonicles”.
Gjatë pandemisë, duhej të qëndronte në shtëpi si të tjerët dhe këtë arsye rikrijoi fotografitë më të famshme duke i adaptuar me situatën e ditëve të sotme. “Më pëlqen të udhëtoj nëpër botë dhe të njoh njerëz në të njëjtën kohë. U përpoqa të gjeja mënyra për të vazhduar t’i bëj të dyja gjatë qëndrimit në shtëpi.“, theksoi Sharon.
Sharon krijon kolazhe interesante me fotot nëpër vende të ndryshme dhe i përputh me fotot aktuale. Blogerja ka realizuar 50 kolazhe të tilla deri më stani dhe thotë se do të vazhdojë ta zgjerojë albumin derisa situata prej pandemisë të jetë qetësuar dhe të ketë mundësi të udhëtojë në të vërtetë. /abcnews.al