“S’e kuptoja pse më urrenin, durova dy muaj tifozët e Liverpool prej Suarez”

schedule20:19 - 5 Maj, 2020

schedule 20:19 - 5 Maj, 2020

Ndeshjet e bukura dhe golat spektakolarë nuk kanë munguar kurrë në karrierën e Luis Suarez, njësoj si dhe çmenduritë e sherret me kundërshtarë. Dikur u fiksua me kafshimin e mbrojtësve që e markonin, fakt për të cilin Chiellini dhe Ivanovic mund të flasin gjatë.

Një rast tjetër u kap me Patrice Evra, gjatë një Liverpool-Manchester United të vitit 2011. Bomberi ishte pjesë e “The Reds”, ndërsa francezi luante me “Djajtë e Kuq”. Sulmuesi i Barcelonës nuk i kurseu ofendimet raciste ndaj Evra atë ndeshje, veprim për të cilin u pezullua me 8 ndeshje.

Klubi mori shumë letra kërcënuese. Disa tifozë të Liverpool më kërcënuan se do të më vrisnin familjen. U detyrova të lëvizja i siguruar për dy muaj. Nuk kisha frikë, por nuk arrija ta kuptoja se pse njerëzit më urrenin kaq shumë”, kujton Evra. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!