Georgina Rodriguez ka marrë një nismë interesante në këtë situatë të vështirë. Bashkëshortja e Cristiano Ronaldos, ka vendosur të ndihmojë sadopak spitalet e Spanjës, vendlindjes së saj, ashtu siç lajmëron në postimin e bërë në rrjetet sociale.
“Për momentin, ne të gjithë po kalojmë kohë të vështira. Spitalet, infermieret, doktorët, i gjithë personeli shëndetësor dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo pandemi, kanë nevojë për ndihmën tonë.
Spanja ka vuajtur shumë për shkak të COVID-19, kjo është arsyeja pse kam vendosur të jap ndihmën time. Kam zgjedhur katër artikuj të bukur veshjesh dhe fanellën e Juventusit të firmosur nga Ronaldo, për t’i shitur në @LESS_app.
Së bashku mund të ndihmojmë veten, shtetin tonë dhe gjithë botën. E gjithë shuma e fitimeve do t’i dhurohet spitaleve spanjolle për luftën ndaj COVID-19”, shkruan bashkëshortja e yllit portugez. /abcnews.al