“S’e harroj telefonatën e Juventusit, vrapova për të përqafuar mamanë time”

schedule19:52 - 8 Prill, 2020

schedule 19:52 - 8 Prill, 2020

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala ka treguar një prapaskenë të transferimit të tij në Torino. Argjentinasi iu bashkua bardhezinjve verën e 2015 nga Palermo për shumën e 40 milionë eurove, ndërkohë që sot kartoni i tij vlen më shumë se dyfishi i pesë viteve më parë.

26-vjeçari ende nuk është shëruar nga Coronavirusi dhe vazhdon të qëndrojë i izoluar në shtëpi. Në një intervistë për sajtin e klubit, Dybala tregon momentin e parë kur e mori lajmin se do të luante për Juventusin.

“Më kujtohet ajo ditë sikur të kishte ndodhur dje. Isha në shtëpinë time në Palermo me mamanë dhe familjarët e tjerë. Ne po disktutonim rreth së ardhmes sime, por unë isha shumë i qetë, pasi e dija se herët apo vonë do të vinte telefonata nga Juvja”, tregon Paulo.

”Një ditë pas dreke më telefonoi agjenti dhe më tha se do të flisja me drejtorin e Juventusit. Fola me Fabio Paraticin dhe ai më siguroi se do të bënte të pamundurën që transferimi im të ndodhte. Sapo mbylla telefonin shkova me vrap dhe përqafova mamanë. Doja vetëm Juven, asnjë ekip tjetër”, mbyll Dybala. /abcnews.al