Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë ministri i Brendshëm Bledi Çuçi bëri me dije se ditën e premte, në mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Kosovës do nënshkruhet marrëveshja mes Shqipërisë dhe Kosovës që ka të bëjë me lejet e qëndrimit të shtetasve të 2 vendeve. Sipas marrëveshjes së miratuar nga qeveria shtetasit nga Kosova do të marrin leje qëndrimi me afat 5-vjeçar me një aplikim dhe pa dokumente.
“Marrëveshja ka të bëjë me lejet e qëndrimit të shtetasve respektivë. Është lajm i mirë për shtetasit e Kosovës që do të marrin me një aplikim lejen e qëndrimit për 5 vite në Shqipëri, brenda lejes së qëndrimit do jetë edhe leja e punës. Lajmi i mirë është edhe për shqiptarët në Kosovë që do marrin leje qëndrimi në Kosovë me procedura shumë më të lehtësuara. Vendim i i sotëm është në vazhdën e disa marrëveshje që do të nënshkruajmë”.
Çuçi ka përsëritur se nuk do të ketë kamp refugjatësh në Shqipëri për emigrantët e paligjshëm që futen në Britani. Ai sqaroi se bëhet fjalë për kalime tranzit të azilantëve për të cilët do përgjigjen vendet e origjinës.
“Besoj se është bërë shumë e qartë e thënë qartazi që nuk do ketë kampe refugjatësh për interesa të vendeve të tjera. Është thënë qartë nga Rama, ministri i drjetësisë etj. Ajo është kundërta madje, edhe kur kalojnë tranzit nuk qëndrojnë në Shqipëri, madje janë të detyruar vendet e origjinës që të përgjigjen për ta”. be.k/abcnews.al