“S’do i marrim paratë në varr”, Uzuni paguan gjithë shpenzimet e dëmtimit të Lilajt

schedule17:58 - 24 Korrik, 2021

schedule 17:58 - 24 Korrik, 2021

Myrto Uzunit iu desh të kalonte një ekip shqiptar për të vazhduar rrugën në Champions league me Ferencvarosi. Sulmuesi u përball me Prishtinën dhe i shënoi tre gola.

Gjatë ndeshjes së kthimit në një duel me Sabien Lilajn, ai e la të dëmtuar mesfushorin e Prishtinës, që pas atij episodi përfundoi në spital, për të dalë të nesërmen.

Tashmë do i duhet të qëndrojë për disa kohë jashtë fushave për rikuperim, që përfshin trajtime të veçanta, të cilat do i paguajë të gjitha Myrto Uzuni.

 

Është vetë ylli i kombëtares, që e ka treguar këtë në një intervistë për Panorama Sport. Ai tregon se do paguajë trajtimin e Lilajt dhe jep një mesazh për të gjithë ne, që çdo ditë e më shumë po vrapojmë pas parasë dhe po harrojmë ç’janë ndjenjat njerëzore për njëri-tjetrin.

“Jemi njerëz në fund të fundit dhe lekët nuk do t’i marrim në varr. Kur kemi mundësi që të bëjmë mirë, pse të bëjmë keq?!”, mësohet të jetë shprehur Uzuni, që tregon se është një kampion edhe jashtë fushë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!