“S’do i gëzoni lekët e abuzimeve, do quhet krim”, Rama thirrje qytetarëve

schedule13:53 - 18 Mars, 2020

schedule 13:53 - 18 Mars, 2020

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje tregtarëve të shumicës që të mos abuzojnë me çmimet. Shefi i qeverisë në thirrjen e  tij ka kërkuar nga tregtarët që të mos luajnë me popullin, pasi nuk do ti gëzojnë lekët që mund të fitojnë nga abuzimi.

Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook është shpehur se kush i shtrëngon shitësit e pakicë të bëjnë fatura të rreme kryen një paligjshmëri që në këtë kohë do të konsiderohet krim dhe do të trajtohet si krim.

https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10151850199621523/10157538444391523/?type=3&theater

“U bëj thirrje të gjithë tregtarëve të shumicës të lexojnë aktin normativ të masave speciale të luftës dhe të mos luajnë me popullin, sepse pasojat që do të bien mbi ta do të jenë shumë të rënda, e nuk kanë për t’i gëzuar lekët e abuzimeve me çmimet në këtë kohë lufte, ku s’ka haram që do iu bëhet hallall! Kush i shtrëngon shitësit e pakicë të bëjnë fatura të rreme kryen një paligjshmëri që në këtë kohë do të konsiderohet krim dhe do të trajtohet si krim!”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!