Shkëlqim Troplini ishte një emër i njohur i sportit shijakas dhe atij durrsak. 55-vjeçari ishte zv trajneri i Erzenit dhe njëherësh pjesë e ekipit të mundjes së Teutës.
55-vjeçari nga Shijaku ishte prej ditësh i infektuar me Covid-19, por mbrëmjen e djeshme gjendja e tij u përkeqësua ku fatkeqësisht humbi edhe jetën.
Një humbje e madhe për të gjithë, sidomos për familjarët. Djali i tij, Rejnaldo Troplini, kapiteni i Erzenit (ka luajtur edhe me Teutën e Laçin) i ka kushtuar një status emocionues në rrjetet sociale.
Babai i tij u largua nga kjo botë në ditëlindjen e 26-të të Rejnaldos dhe ky i fundit premton se nuk do ta festojë më kurrë ditën e tij të lindjes. /abcnews.al