SDA, akademia që ofron mësimdhënie në programim/ Si mund të punoni për kompanitë botërore në distancë

schedule09:22 - 27 Mars, 2024

schedule 09:22 - 27 Mars, 2024

Akademia e Zhvillimit të Softuerit (SDA) është konsideruar si vendi i duhur për të gjetur punën e ëndrrave në industrinë e IT.

Sot, kjo akademi ofron mësimdhënie në programim, duke i dhënë mundësinë çdo kursanti të punojë në distancë për kompanitë më të mëdha botërore.

Të ftuara në “ABC e Mëngjesit”, menaxherja operacionale në SDA, Valbona Lasku, specialistja e shitjes në SDA, Stela Bodinaku dhe inxhinierja Devops dhe trajnera Java në SDA, Aleksia Bega, kanë treguar të gjitha detajet që ofron  kjo akademi, e cila mund të ndihmojë edhe ata që duan një profesion të dytë.

“Teknologjia është një treg dinamik që zhvillohet në çdo vend të botës dhe për këtë arsye është dhe akademia SDA, për të ndihmuar të rinjtë të kenë një profesion të dytë. Mundësia është që ti japim të rinjve mundësinë të punojnë në distancë.

Mësimi zhvillohet në shqip dhe anglisht. Ne i japim mundësinë të rinjve të punojnë në distancë për kompanitë më të mëdha botërore, pra heqim kufijtë me botën”, u shpreh Lasku.

“Dijet mund t’i marrësh nga niveli A, por kemi dhe module të avancuara, pra studentët mund të zgjedhin ciklin që ata janë dhe të studiojnë. Ne ofrojmë bursa dhe subvencionime për çdo kursant deri në 50%. Është një kusht që duhet të jesh mbi 16 vjeç për të fituar bursën”, tha Bodinaku./abcnews.al