Gjermania u surprizua ditën e djeshme në shtëpi nga modestët e Maqedonisë së Veriut, pasi u mposhtën me rezultatin 1-2. Në ndeshjen e fundit të Joachim Loë në kualifikueset e Botërorit, vendasit nuk arritën të mërrnin një rezultat pozitiv, madje dhe u kritikuan shumë nga mediat gjermane.
Pas disfatës reagimet ishte të shumta, ku nuk mungoi as një nga Bastian Schweinsteiger. Ish-mesfushori i Panzerave dhe Bayern Munchen nuk u ndal aspak tek Gjermania, por komplimentoi kundërshtarët përmes një postimi në “Twitter”.
Meinen Respekt an Nordmazedonien ??, unglücklicher Elfer gegen sie, klaren Elfer nicht bekommen und diese Jungs gewinnen auswärts gegen den 4-fachen Weltmeister. Chapeau#GERMKD
— Basti Schweinsteiger (@BSchweinsteiger) March 31, 2021
“Respekti im i takon Maqedonisë së Veriut. Një penallti e pafat u akordua kundër tyre dhe një penallti nuk iu dha në favor të tyre. Megjithatë, këta djme përsëri fituan përballë katër herë kampionëve të Botës”, shkruan 36-vjeçari. /abcnews.al