Scholz në SHBA, pritet të takohet nesër me Biden

schedule22:26 - 2 Mars, 2023

schedule 22:26 - 2 Mars, 2023

Presidenti amerikan, Joe Biden do të presë të premten në Shtëpinë e Bardhë kancelarin gjerman Olaf Scholz, njoftoi zyra e tij e shtypit. Gjatë takimit të dy liderët do të bisedojnë kryesisht për luftën në Ukrainë. Kjo është hera e dytë që Scholz mirëpritet në Uashington që nga marrja e detyrës si kancelar.

Ai vizitoi për herë të parë Shtëpinë e Bardhë në fillim të shkurtit 2022, kur trupat ruse ishin në kufirin me Ukrainën. Pushtimi filloi dy javë më vonë, më 24 shkurt. Vizita e re demonstron “cilësinë e marrëdhënieve transatlantike”, tha Scholz të enjten ndërsa u nis për në Shtetet e Bashkuara.

Ai tha se të dy mbanin rregullisht biseda telefonike ose video-konferencash por gjithashtu duhej të flisnin ballë për ballë herë pas here. Kjo ishte e nevojshme në një situatë ku shumë gjëra janë vështirësuar, theksoi ai.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!