Kancelari gjerman, Olaf Scholz deklaroi se lufta do të përfundojë vetëm kur Vladimir Putin të tërheqë trupat nga Ukraina.
Në një konferencë për shtyp në Berlin me homologun e tij portugez, ai përsëriti se “konferenca e paqes në Zvicër është një pjesë, e cila i shtohet shumë atyre që kanë ndodhur më parë”.
“Për mua është e rëndësishme që bimët e reja të ujiten”, shtoi kancelari, duke nënvizuar se “kjo konferencë duhet të përdoret për të folur për çështje të rëndësishme si fakti që armët atomike nuk duhet të përdoren dhe çështja e eksportit të grurit”./abcnews.al

