Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka premtuar se do të dërgojë armë me vlerë 17 miliardë dollar në Ukrainën deri në vitin 2027, duke siguruar se objektivi i NATO-s prej 2% të PBB-së në shpenzimet e mbrojtjes do të tejkalohet.
“Mund të konsiderojmë se do ta arrijmë në vitin 2024, në kundërshtim me atë që ndodhi në të kaluarën”, tha Scholz gjatë konferencës së zakonshme për shtyp.
“Në Europë ka luftë dhe ajo ende po ndikon në jetën e të gjithëve. Me luftën, Rusia po sfidon parimin dhjetëvjeçar se kufijtë nuk mund të zhvendosen me forcë. Putini po përpiqet të pushtojë Ukrainën me brutalitet të madh dhe ne nuk mund ta pranojmë këtë”, theksoi kancelari.
/abcnews.al