Kancelari gjerman Olaf Scholz ka folur ditën e mërkurë në telefon me papa Françeskun, ku kanë theksuar se lufta në Ukrainë duhet të marrë fund menjëherë.
Lajmi ehte konfirmuar nga një zëdhënës i qeverisë gjermane.
“Në funksion të situatës humanitare, një armëpushim është urgjent dhe i nevojshëm për të shmangur vuajtjet e mëtejshme”, ka thënë Scholz gjatë bisedës me Papën, ka theksuar zëdhënësi i kancelarit gjerman. /Abcnews.al/