Scholes: United me fat, Milani shumë afër kualifikimit në çerekfinale

schedule12:10 - 12 Mars, 2021

schedule 12:10 - 12 Mars, 2021

Milani kishte shumë mungesa, por zhvilloi një ndeshje shumë të mirë kundër Manchester në “Old Trafford”, që përfundoi në barazim 1-1. Rezultat që afron kuqezinjtë e Piolit me kualifikimin në çerekfinalet e Europa League, teksa sfida e kthimit do të luhet në “San Siro” (18 mars).

Ekipi italian dominoi “Djajtë e Kuq” dhe meritonte fitoren në bazë të lojës ofensive dhe rasteve të krijuara. Paul Scholes, legjendë e klubit anglez, thekson për BT Sport që Milani ka shumë shanse për të kaluar në raundin tjetër.

Ole (Solskajer) deklaroi se barazim ishte i merituar, por unë nuk ndaj të njëjtin mendim me të. Përkundrazi, mendoj se United duhet të jetë i kënaqur me barazimin, ata ishin me fat. Sigurisht që rezultati 1-1 është negativ duke marrë parasysh që do të luhet edhe ndeshja e kthimit.

United mund të rikuperojë disa nga lojtarët e dëmtuar, por Milani ka një avantazh të lehtë për të kaluar në çerekfinale. Ekipi i Solskjaer është mësuar të paraqitet mirë në transferta, por nuk do e ketë të lehtë në Itali“, deklaroi ish-mesfushori anglez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!