Schmeichel: Sabrina mendonte se Eriksen kishte ndërruar jetë, Kasper e qetësoi

schedule15:56 - 15 Qershor, 2021

schedule 15:56 - 15 Qershor, 2021

Të gjithë u tronditën kur panë rrëzimin e Christian Eriksen gjatë ndeshjes Danimarkë-Finlandë. Më të rëndë se të gjithë e kishte familja e fantazistit të Interit, sidomos gruaja e tij.

Sabrina Kvist Jensen mendoi se bashkëshorti i saj kishte ndërruar jetë, por Kasper Schmeichel, “gardiani” i kombëtares daneze nxitoi për ta qetësuar.

Fjalë që konfirmohen nga Peter Schmeichel, babai i Kasper dhe ish-portieri dhe kapiteni i Danimarkës. “Gruaja e Eriksen mendonte se ai kishte vdekur. Mund ta dallonit lehtë gjendjen e saj nga vrapimi që bëri djali im Kasper drejt saj.

 

Familja e Eriksen

Padyshim që unë bisedova me Kasper, ai më tregoi se nxitoi drejt Sabrinës për t’i treguar se Christian po merrte frymë dhe ishte gjallë.

Ajo besonte se Christian kishte ndërruar jetë, por Kasper u rikthyer përsëri te Christian për t’u siguruar që nuk po thoshte asgjë të gabuar“, deklaron Peter Schmeichel. /abcnews.al