Scamacca “vonon”, Inter gjen një emër të ri për sulmin

schedule12:16 - 4 Gusht, 2023

schedule 12:16 - 4 Gusht, 2023

Prej disa ditësh tashmë, “zikaltërit” e Inter kanë nisur negociatat me “çekiçët” e Ëest Ham për shërbimet e “bomberit” italian, Gianluca Scamacca, teksa kanë bërë ofertën e dytë prej 30 milionë eurosh, por ende nuk ka është gjetur akordi mes klubeve.

Në një situatë të tillë, “zikaltërit” kanë filluar të interesohen për një tjetër lojtar. Bëhet fjalë për “bomberin” e Udinese, Beto, me këtë të fundit që mund të afrohet për një çmim të arsyeshëm, duke llogaritur këtu dhe marrëdhëniet e mirë që 2 klubet kanë.

Mirëpo, marrëveshja me portugezin e Udinese, i cili sezonin e shkuar shënoi 10 gola e dhuroi 2 asistime, shihet nga ekspertët e merkatos si një “manovër” të “zhbllokuar” ngërçin e marrëveshjes me West Ham, për Scamacca. /i.m /abcnews.al