Scaloni: Të stërvis Spanjën? Pse jo, është shtëpia ime e dytë

schedule12:38 - 17 Janar, 2023

schedule 12:38 - 17 Janar, 2023

Duket se Scalonit, trajnerit fitues me kombëtaren e Argjentinës, të cilët ngritën Kupën e Botës në Katar, do t’i pëlqente ideja e të drejtuarit kombëtaren e Spanjës.

“Të stërvis Spanjën? Pse jo? Më ka dhënë kaq shumë dhe është shtëpia ime e dytë. Çdo argjentinas do të thoshte të njëjtën gjë sepse ata na trajtojnë jashtëzakonisht mirë. Ndihem pjesë e këtij vendi, por Spanja është mirë të ketë trajnerë spanjollë”, ka thënë Scaloni në një intervistë për “Cadena Cope”.

“Kupa e Botës ishte një film dhe udhëtim i jashtëzakonshëm. Çelësi i të gjithë kampionatit ishte ta shijonim duke ditur se sa e vështirë ishte dhe se kushdo mund ta kishte fituar atë. Deri në minutën e 80-të e dija se do të ishte një ndeshje spektakolare, por që atëherë ishte ndryshe. I kam në mendje imazhet dhe ndeshjen. Është turo që nuk e përfunduam në 90 minuta”, përfundoi Scaloni./ h.ll/abcnews.al