Scaloni shpall listën e Argjentinës, rikthehet Dybala pas 2 vitesh

schedule20:40 - 23 Gusht, 2021

schedule 20:40 - 23 Gusht, 2021

Lionel Scaloni ka zgjedhur lojtarët që do të jenë pjesë e Argjentinës për ndeshjet kualifikuese të Botërorit Katar 2022, kundër Venezuelës, Brazilit dhe Bolivisë.

Këto duele do të zhvillohen më 3, 5 dhe 10 shtator, ndërkohë që në listën e Scaloni bie në sy rikthimi i Paolo Dybala. Sulmuesi i Juventusit nuk ishte ftuar që nëntor të vitit 2019.

Dybala ka pasur edhe probleme të shumta dëmtimesh vjet, ndërsa këtë sezon e ka nisur me gol në Serie A. Sot në listën e publikuar, ai figuron mes lojtarëve të tjerrë të kombëtares së Argjentinës.

PORTIERË: Martinez (Aston Villa), Armani (River Plate), Musso (Atalanta), Rulli (Villarreal)

MBROJTËS: Gonzalo Montiel (Sevilla), Nahuel Molina (Udinese), German Pezzella (Betis), Juan Foyth (Villarreal), Cristiano Romero (Tottenham), Nicolas Otamendi (Benfica), Lucas Martinez Quarta (Fiorentina), Lisando Martinez (Ajax), Marcos Acuna (Sevilla), Nicolas Tagliafico (Ajax)

MESFUSHORË: Rodrigo de Paul (Atletico Madrid), Exequiel Palacios (Bayer Leverkusen), Leandro Paredes (Paris Saint-Germain), Guido Rodriguez (Betis), Nicolas Dominguez (Bologna), Giovani Lo Celso (Tottenham)

SULMUES: Alejandro Gomez (Sevilla), Angel Di Maria (Paris Saint-Germain), Angel Correa (Atletico Madrid), Julian Alvarez (River Plate), Joaquin Correa (Lazio), Nicolas Gonzalez (Fiorentina), Emiliano Buendia (Aston Villa), Lautaro Martinez (Inter), Lionel Messi (Paris Saint-Germain), Paulo Dybala (Juventus) / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!