Tekniku Lionel Scaloni ka publikuar mesditën e kësaj të hëne listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren e Argjentinës në Kupën e Amerikës, kompeticion që do të organizohet në SHBA, në periudhën 20 qershor-14 korrik.
Trajneri i kampionëve të botës në fuqi ka ftuar plot 29 futbollistë për dy miqësoret përgatitore kundër Ekuadorit, më 10 qershor dhe Guatemalës vetëm katër ditë më vonë, ndërsa lista zyrtare për në Kupën e Amerikës do të reduktohet në 25 lojtarë.
Ndërkaq, kujtojmë se kombëtarja “Bardhekaltër”, të cilët vijnë këtë edicion si kampionët në fuqi të turneut, pasi mundën në vitin 2021 Brazilin me rezulatin minimal 1 me 0 është pjesë e grupit A, grup ku bëjnë pjesë edhe Peruja, Kili dhe Kanadaja. /i.m /abcnews.al
Lista e lojtarëve të grumbulluar: