Pas një periudhe pasi Argjentina fitoi Kupën e Botës në Katar, trajneri i Argjentinës Lionel Scaloni diskutoi ndikimin e Leo Messit te shokët e tij të skuadrës.
Messi e përfundoi Kupën e Botës të vitit të kaluar me trofeun më të rëndësishëm, si dhe me Topin e Artë të turneut, në atë që shumë besojnë se ishte Botërori i tij i fundit. Duke folur në emisionin e njohur “Universo Valdano”, Scaloni analizoi kontributet e Messit në skuadrën e tij.
“Ai është një lider futbolli, mund ta shihni këtë, por kur flet thotë gjithmonë fjalët e duhura. Kurrë nuk kam parë atë që ai transmeton te shokët e tij, jo vetëm si futbollist, por edhe si person. Është e vështirë, mund të flas për këtë, por njerëzit duhet të përjetojnë atë që ai transmeton kur flet. Shokët e tij të skuadrës e shikojnë me admirim, është shumë e vështirë të shpjegohet”, thotë Scaloni./ h.ll/abcnews.al