Scaloni ka një mesazh, Messi: Duam Kupën e Amerikës, Kolumbia ekip ekspert

schedule12:13 - 4 Korrik, 2021

schedule 12:13 - 4 Korrik, 2021

Argjentina fitoi 3-0 ndaj Ekuadorit mëngjesin e sotëm. Triumf i pastër i kombëtares albiceleste, që do të përballet me Kolumbinë në duelin gjysmëfinal të Kupës së Amerikës (Brazil-Peru gjysmëfinalja tjetër).

Trajneri Lionel Scaloni vlerëson fitoren e skuadrës së tij, teksa për mediat foli edhe Leo Messi, autori i dy asisteve dhe një goli nga goditja e dënimit.

76 gola me kombëtaren për kapitenin, i cili është 1 gol larg rekordit të mbretit Pele (77 gola me kombëtaren braziliane).

Ne luajtëm ndeshjen që duhej të luanim. Vetëm në 20-25 minutat e para krijuam tre raste të rrezikshme për gol. Edhe Ekuadori u shfaq skuadrën e rrezikshme.

Gabon kush mendon se të gjitha ndeshjet mund të fitohen me lehtësi”, deklaroi trajneri i Argjentinës. Më pas e mori fjalën ylli i Barcelonës, autori i një eurogoli.

“Mbërritja në gjysmëfinale ishte objektivi primar. Rekordi i Pele? Objektivat personalë janë sekondarë, ndodhemi këtu për një tjetër gjë.

Duam të fitojmë Kupën, do të luftojmë fort deri në fund për t’ia dalë. Kolumbia ka lojtarë ekspertë dhe shumë të shpejtë, por ne duam të dalim në finale“, deklaroi “pleshti”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!