Kombëtarja e Argjentinës fitoi dje ndaj Italisë me rezultatin 3-0 me golat e Lautaros, Di Maria dhe Dybala. Argjentina u bë fituesja e partë e trofeut “Finalissima” dhe ndeshja ishte jashtëzakonisht dhe padyshim e njëanshëme, ku Messi me shokë dominuan ndeshjen.
Me këtë trofe dhe me këtë fitore, trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka parakaluar legjendën Alfio Basile, duke arritur të luajë 32 ndeshje radhazi dhe të mos humbi asnjë, pasi 21 ndeshje janë fitore dhe 11 barazime.
Rekordin dikur e mbante Basile, në vitet 1991 dhe 1993, duke regjistruar 31 ndeshje pa humbje, por Scaloni tashmë ka hyrë në historinë e Argjentinës me 32 ndeshje pa humbur./ h.ll/abcnews.al