Sbythja e Gjykatës Kushtetuese

schedule12:29 - 11 Dhjetor, 2024

schedule 12:29 - 11 Dhjetor, 2024

Nga Roland Lami

Në pamundësi për të kuptuar nga eksertë të së drejtës dhe konstitucionalist nëse Gjykata Kushtetuese po e kryen sic duhet funksionin e saj kushtetues referuar vendimeve të fundit të saj, përsëri në hapësirën publike dominon qasja politik.

Njëlloj sic veprojnë me raportet ndërkombëtare duke marr fragmente jashtë kontekstit për të legjitimuar qëndrimet politike të tyre edhe ne rastin kur shprehet Komisioni i Venencias veprohet me të njëjtën mënyrë. Madje edhe shtypi publikon fragmente të raportit shoqëruar me komentet politike përkatëse.

Deri diku dhe nuk kanë faj pasi zëri i paanshëm, i distancuar politikisht, dhe profesional mungon në hapësirën publike për të tilla ceshtje. Në këtë rastë publiku beson “supën” që i serviret e majta dhe e djathta.

Sidoqoftë,partitë politike janë në të drejtën e tyre të bejnë politike edhe në rastet e shkeljes flagrant të ligjit dhe kushtetutes prandaj është Gjykata Kushtetuese e cila nëse vihet në lëvizje me vendimet e saj ekspozon palët karshi kushtetutes se cila po e shkel atë. Mirëpo Gjykata jone Kushtetutese në rastin më të keq është e paaftë ta kryej këtë rol në rastin më të mirë merr rolin e legjislativit. Pavarësisht se për shumë studiues të së drejtës, Gjykata Kushtetuese në vende ish-komuniste përshkruhet si promotore dhe mbrojtëse – ndonjëherë e vetme – e vlerave të kushtetutshmërisë, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut në një mjedis politik dhe ligjor të kontaminuar nga nihilizmi ligjor dhe i karakterizuar nga shpërfillja e të drejtave individuale sic ëshë edhe ky i yni,

Mjaftojnë tri raste e fundit për të kuptuar se Gjykata Kushtetuese e ngjizur me shumë paragjykime dhe perplasje mes legjislativit dhe Presidentit apo këtij të fundit dhe Këshillit të Emërimeve ( kujtojme këtu perplasjet mes Kreut të Këshillit të Emërimeve dhe Presidentit. Z. Dvorani – Z. Meta, ku Komisioni i Venecias i dha të drejtë këtij të fundit, apo bojkotimin e parlamentit nga ana e opozitës kur legjislativi ushtronte të drejtën e propozimit të tre kandidatura. Tre vendimet e fundit të këtij institucioni ngejnë pikëpyetje mbi aftësinë dhe paanshmërinë që ka ky institucion për të krye funksionin që i dikton Kushtetuta.

Rasti i pare, Kushtetuesja’ ka shfuqizuar të dyja vendimet e parlamentit edhe atë që miratonte raportin e mazhorancës dhe atë që rrëzonte raportin e opozitë për rastin e deputetes Znj. Xhacak.Ndërkohë që ka rrëzuar kërkesën e deputetëve të ‘Rithemelimit’ që kërkonin heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës. Sipas Kushtetueses, kjo çështje do duhej të dërgohej përmes një raporti të shprehur më parë nga Kuvendi. Gjykata Kushtetuese çështjen Xhaçka e ka pasur në shqyrtim, por e ka pushuar këtë çështje. Në këto kushte kryetaria e Parlamentit Znj. Spiropali e dergon cështjen te Komisioni I Venencicas I cili me interpretimin e bërë e rikthen cështjen në pikën zero. Gjykata Kushtetutese nepermjet vendimit te saj ben nje norme te re qe nuk eshte kopetence e saj por e legjislativit.

Rasti i dyte është Kushtetuesja vendosi që t’i kthehej pasaporta ish-kryeministrit, duke shfuqizuar masën e ndalimit jashtë shtetit, ndërsa në lidhje me kërkesën për rrëzimin e masës detyrim për t’u paraqitur në SPAK, Gjykata Kushtetuese e quan të ligjshme pavaresisht se, neni 73/2 shpehet qartazi se “Deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdo lloj forme apo ndaj tij të kontroll personal ose i banesës pa autorizimin e Kuvendit “ Edhe në këtë rast intereptimi i Gjykates Kushtetutese mbi frazen “Deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdo lloj forme” i jep të drejtë vetes të bëj një interpretim të zgjeruar pavaresisht se termi “në cfaredo lloj rasti” nuk lë vend për interpretim pasi është ezaurues. Edhe në këtë rast Gjykata Kushtetuese vendos një normë të re duke marr kompetencat e legjislativit.

Rasti I trete lidhet me antaren e Gjykates Kushtetuese e Znj.Zaçaj ku Gjykata e Lartë bën me dije se ka nisur procedurat e aplikimit për një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese, duke njohur kështu vakancën pas mbarimit të mandatit të Znj. Zacaj Sipas Gjykatës së Lartë, ndryshe nga sa pretendon Znj. Zaçaj, mandati i saj përfundon në mars të vitit 2025 dhe se kjo e fundit është informuar para se ta aplikonte për të zëvendësuar Znj. Vitore Tushën në Gjykatën Kushtetuese, për këtë afat. Znj.Zacaj ndryshe nga Gjykata e Lartë vendosi ti drejtohet me një kërkesë për opinion Komisionit të Venecias.

Mjaftojnë këto tre raste për të kuptuar se institucioni më i rëndësishëm, në vend që të zgjidh krizat me natyrë kushtetutese është burim krize. E gjithë procedura e atakuar në fazën e ngritjes së këtij institucioni pas reformës në drejtësi manifeston interesa të ngushat personale. politike, paaftësi për të marr vendime të dislarguara nga palët politik apo vendime që i japin autoritetin që duhet këtij institucioni.