“S’bëj pazar”, Mediu: Vota që s’kthehet në mandat i shërben Ramës, kaq aritmetikë e dinë të gjithë

schedule22:43 - 25 Janar, 2021

schedule 22:43 - 25 Janar, 2021

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu tha prerë në “Log'” në ABC me gazetarin Endri Xhafo se pozicioni i tij është kundër Edi Ramës ndërsa theksoi se me Lulzim Bashën ka diferencat e tij, që tashmë pak muaj para zgjedhjeve po mbajnë peng koalicionin mes PR dhe PD. Mediu shtoi se çdo votë që nuk kthehet në mandat, shkon dyfish në favor të Edi Ramës. Ai theksoi se opozita ka kapërcyer momente më të vështira divergjence duke kujtuar vitet 2001-2005.

“Pozicioni im është kundër Edi Ramës. Me Lulzim Bashën kam diferencat e mia. Fatmir Mediu ka zgjedhur këtë zgjidhje. Unë dua që një votë e PR të mos shkojë në favor të Edi Ramës. Unë nuk dua që asnjë votë t’i shkojë PS. E vetmja mënyrë është kolaliconi opozitar.

Sepse çdo votë që nuk kthehet në mandat shkon dyfish në favor të Ramës dher unë besoj që kaq aritmetikë e dinë të gjithë. Dhe kam bindjen që ne kemi kapërcyer momente më të mëdha të divergjencave personale nga 2001-2005 kur pjesa më e madhe e kolegëve të mi kanë qenë aktorë aktivë në politikë.  Flas për procesin. Atëherë ishte Sali Berisha në krye. Por edhe këta tjerët nuk ishin kukulla por dinin të ndërtonin një raport të drejtë”, tha Mediu.

Mediu hodhi poshtë ato që ai i quajti zëra për ndonjë pazar të mundshëm, duke përmendur këtu numrin dy të PS, Taulant Ballën. Ndalur tek pozicioni i Jozefina Topallit, Mediu theksoi se e ka ftuar atë të bëhet pjesë e angazhimit të opozitës.

“Unë mendoj se kjo i jep nder secilit që të gjejë një kompromis. Kemi lindur si individë dhe jemi bashkuar si qenie sociale. Unë mendoj që në 2017 ka ndodhur një thyerje por ka pasur 4 vite kohë për të rregulluar këtë thyerje që ndodhën. Të qenurit jashtë koalicionit jep probabilitet që një mandat të ketë vlerë pozitive apo dëm. Kjo vjen ndonjëri thotë po bën pazar, unë nuk bëj pazar as me Taulant Ballën as me asnjë. E kam ftuar Jozefinën të jetë pjesë e angazhimit të opozitës. Unë kam vetëm fjalën”, u shpreh Mediu./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!