Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sauditët “magnet” për lojtarët e njohur, sulmuesi i Interit mund të jetë shok skuadre me Ronaldon

schedule08:44 - 31 Maj, 2023

schedule 08:44 - 31 Maj, 2023

Arabia Saudite, që pas blerjes së Cristiano Ronaldo, ka filluar të tentojë disa herë të transferojë lojtarë të njohur nga kampionatet elitare.

Messi është padyshim kryefjala, pasi argjentinasi ka marrë një ofertë prej 1.2 miliardë euro nga një klub saudit. Benzema së fundmi ka marrë gjithashtu një ofertë për rreth 200 milionë euro në dy sezone.

Tashmë, Al Hilal thuhet se është i gatshëm të transferë sulmuesin boshnjak, duke përgatitur një ofertë të konsiderueshme dhe tepër të lartë për të.

Dzeko skadon me Interin më 30 qershor dhe e ardhmja e tij është ende për t’u vendosur. Inter është i gatshëm të rinovojë edhe për një sezon tjetër me të, por me pagë më të vogël se ajo aktualja prej 6.5 milionë euro./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!