Sauditët kërkojnë të “pushtojnë” një tjetër sport, Arabia tërheq në Lindjen e Mesme “yjet” e tenisit

schedule15:56 - 6 Shkurt, 2024

schedule 15:56 - 6 Shkurt, 2024

Pasi “pushtuan” merkaton e transferimeve, në botën e futbollit, tashmë në Arabi Saudite duket se në objektivin e radhës është kthyer disiplina e tenisit, teksa të hënën që sapo lamë pas është njoftuar në media, se në tetor të këtij viti do të organizohet një turne tenisi i quajtur “6 Kings Slam”, me emrat më të mëdhenj të këtij sporti.

Sipas rapotimeve më të fundit, të prestigjiozes spanjolle, “Marca”, ky event do të zhvillohet menjëherë pas Masters 1000 në Shanghai, me këtë të fundit që do të zhvillohet mes data 2 e 13 tetor, dhe do të zgjasë tri ditë, ku pjesëmarrës do të jenë më të mirët e këtij sporti, Novak Djokovic, Rafael Nadal, Carlos Alcaraz, Daniil Medvedev, Jannik Sinner e Holger Rune.

Ky është një tjetër nga aksionet e shumta të vendit aziatik, që kërkon protagonizëm në sportet elitare, teksa kohët e fundit, Rafael Nadal u shpall si ambasador i Federatës Saudite të Tenisit për këtë qëllim, ashtu sikurse 13 herë fituesit e “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo e Lionel Messi po bëjnë në kuadër të sportit të futbollit. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!