Futbollistët e Al-Nassr nuk arritën ta fitojnë kampionatin e Arabisë Saudite, i cili nga sezoni i ardhshëm do të jetë plot yje.
Në klub mbërriti Cristiano Ronaldo dhe ndërkohë te Al-Ittihad erdhi Karim Benzema, i cili është edhe fituesi i titullit.
I vendosur për të rikthyer trofeun në vitrinat e tyre, Al-Nassr synon Saul Niguez nga Atletico Madrid.
Al Nassr are trying to approach Saúl over permanent transfer to Saudi league, as called by @Manu_Sainz. It’s a concrete possibility. ???? #transfers
Saúl, in Al Nassr list alongside Hakim Ziyech who’s one step away from joining the club. pic.twitter.com/1xXjMwjFj0
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 19, 2023
Saul luajti 38 ndeshje këtë sezon dhe ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2026.
Siç përmendi Fabricio Romano në njoftim, Hakim Ziyech nga Chelsea është gjithashtu një opsion për të mbajtur Ronaldon në sulm.
Ai luajti në 24 ndeshje dhe ka kontratë me blutë deri në vitin 2025. /G.D abcnews.al/