Sateliti i lëshuar 30 vjet më parë, pritet të takojë sërish Tokën

schedule09:39 - 20 Shkurt, 2024

schedule 09:39 - 20 Shkurt, 2024

Një satelit jo funksional pritet të kalojë nëpër atmosferën e Tokës të mërkurën, pothuajse 30 vjet pasi u lëshua. Sateliti, i njohur si ERS-2, pritet të ndahet në copëza, shumica e të cilave do të digjen.

Për shkak se procesi është “natyror”, me fjalë të tjera, nuk kontrollohet nga njerëzit është e pamundur të parashikohet saktësisht se kur dhe ku do të ndodhë, sipas Agjencisë Europiane të Hapësirës (ESA).

Por me kalimin e kohës, agjencia do të jetë në gjendje të thotë me saktësi më të madhe se çfarë do të ndodhë. Agjencia publikoi parashikimin e fundit të hënën, duke parashikuar se sateliti do të hynte në atmosferën e Tokës në orën 11:14 të mëngjesit të së mërkurës.

Ekziston një pasiguri për shkak të aktivitetit të paparashikueshëm diellor, që do të thotë kalimi i satelitit mund të ndodhë deri në 15 orë para ose pas kohës së parashikuar.

Fotot e satelitit që bien drejt atmosferës u publikuan nga ESA të hënën. Disa copëza mund të bien në Tokë, tha ESA, por ka shumë të ngjarë të bien në oqean.

ERS-2 u lëshua në 1995. Në atë kohë, ishte anija kozmike më e sofistikuar e Europës për vëzhgimin e Tokës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!