Në sekondat e fundit të takimit me Napolin do të shënonte gol Fabian Ruiz, i cili do të mposhte kështu skuadrën e Sarrit, ndërsa pozicionon në vendin e parë skuadrën e tij.
Një humbje kjo që i hoqi mundësinë e vendit të 6-të në tabelën e renditjes në Seria A. Pas kësaj disfate, trajneri Maurizio Sarri vlerësoi skuadrën për lojën e zhvilluar ndërsa ndjen keqardhje që nuk mundën të shënonin që në pjesën e parë.
“Ishte një paraqitje e mirë, ne e dominuam pjesën e parë dhe keqardhja jonë ishte vetëm pse mbaroi 0-0. U kthyem në rrugën e duhur, por më pas u ndëshkuam nga një gabim naiv në minutën e 93-të. Shkuam të markonim treshe në krah, duke i lejuar ata të kundërpërgjigjen dhe u vendosëm keq në mbrojtje. Te goli duhej bërë faull, pasi kishin mbetur vetëm 40 sekonda”.
Në nëntor Napoli e mundi Lazion me rezultatin 4-0, madje tre gola i shënoi në 45 minutat e para. Sarri bën bilancin dhe i shikon gjërat me pozitivitet: “Megjithatë, nëse mendoni se tre muaj më parë Napoli ishte i paprekshëm për ne, këtë herë ishim gati në një nivel dhe patëm më shumë mundësi shënimi se ata.
Objektivi ynë është të vazhdojmë të përmirësojmë paraqitjet tona, të bëjmë sa më mirë që të jetë e mundur dhe të mësojmë të lexojmë më mirë situatat, në mënyrë që të mund t’i kthejmë në situata të mundshme për të marrë rezultate. Është çështje detajesh, sepse ne luajtëm mirë kundër Napolit dhe nuk duhet të humbnim”, u shpreh Sarri. /f.a/abcnews.al