Sarri: Ronaldon e pyes nesër nëse luan, De Ligt i shkëlqyer

schedule19:49 - 14 Janar, 2020

schedule 19:49 - 14 Janar, 2020

Trajneri i Juventusit, Mauricio Sarri, foli para ndeshjes ndaj Udineses, e vlefshme për Kupën e Italisë. Në konferencën e tij, strategu italian tha: “De Ligt është në formë të shkëlqyer dhe këtë gjë e dëshmoi edhe në ndeshjen kundër Romës kur u aktivizua.

Edhe Rugani është një mbrojtës me cilësi të mira, është i rëndësishëm për planet e mia. Vijmë në këtë sfidë pas vetëm tre ditësh përgatitje. Sfida ndaj Romës ishte e lodhshme. Megjithatë, kemi motivimin e duhur për të triumfuar edhe nesër.

Tre sulmuesit tanë janë në formë të shkëlqyer. Nesër do të flas me Cristiano Ronaldon për të kuptuar nëse ai do të luajë apo jo. Marko Pjaca është një lojtar shumë i mirë, por ka qenë i pafat. Nëse nesër do të ketë mundësinë të luajë, do të isha i lumtur ta aktivizoja.

Buffon do të luajë titullar. Ai është kolona e ekipit, si brenda, ashtu dhe jashtë fushe. Dybala është aset i madh për ne. Kemi shumë lojtarë cilësorë në grup dhe ai e ka kuptuar këtë gjë. Bernadeschi? Mund të luajë si mesfushor “box to box”. Ai ka energji të pabesueshme dhe po e provon rolin e mesfushorit. Rabiot po përmirësohet, e ka rritur shumë nivelin edhe në aspektin difensiv”, tha Sarri../abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!