Juventus nuk e pati të thjeshtë për të fituar kundër Parmës. Ekipi i Sarrit fitoi 2-1 dhe kryeson Serie A me 51 pikë, ndjekur nga Interi me 47 dhe Lazio me 45 (ekipi i Inzaghit ka luajtur një ndeshje më pak).
Trajneri i “Zonjës së Vjetër” analizon fitoren dhe shpreson që Lazio të frenohet. Rabiot dhe Ramsey u aktivizuan si titullarë kundër Parmës dhe Sarri vlerëson rritjen e tyre. Në fund qarkullimi i topit dhe CR7. Trajneri tregon se çfarë nuk i pëlqen, teksa nuk e kursen batutën në lidhje me yllin e ekipit.
NDESHJA – “Kemi gabuar vetëm në Superkupës, ndërkohë që kishim luajtur mirë në ndeshjet para finales. Nuk e di motivin e vërtetë, gabuam vetëm ndaj Lazios, një rival shumë i fortë. Kundër Parmës luajtëm mirë. Duhet ta kishim mbyllur ndeshjen, do të evitonim vuajtjet në minutat e fundit ndaj një ekipi që po vjen në rritje. Edhe ne po rritemi”.
RABIOT-RAMSEY – “I vetmi problem është fakti që po luan në të djathtë, por ai po përmirësohet. Adrien ka shumë cilësi dhe mund të luajë qetësisht në mesfushën me romb, njësoj si Ramsey, i cili bënte edhe sulmuesin e dytë tek Arsenali. Të dy janë lojtarë të mirë dhe po rriten”.
RIVALËT – “Lazio apo Inter? Shumë gjëra i kam frikë, por nuk kanë lidhje me futbollin. Mund të them që janë sy skuadra fantastike, njëra prej të cilave ndodhet në një moment të mahnitshëm. Shpresoj t’i zgjasë sa më pak”.
KËRKESA – “Duhet të rritemi në menaxhimin e ndeshjeve dhe intensitet. Shpeshherë mbajmë topin dhe bëjmë pasime në gjysmëfushën tonë, nuk më pëlqen kjo gjë. Do të preferoj të ndëshkoheshim me kundërsulm, mjafton të qarkullojmë topin përpara. CR7? Është një fenomen. Mund të të krijojë ndonjë problem të vogël, por të zgjidh 100 probleme të tjera”. /abcnews.al