Sarri në dyshim: Ofendoni drejtuesit, jo mua! Juve dha gjithçka

schedule08:44 - 8 Gusht, 2020

schedule 08:44 - 8 Gusht, 2020

Juventusi fitoi kundër Lyon mbrëmë, por me gol fushe u eliminua nga Champions League. Triumfi 2-1 u zhvlerësua prej humbjes 1-0 në Francë, ndërkohë që trajneri Maurizio Sarri është i kënaqur me atë që bëri skuadra e tij në fushën e lojës. Gjithmonë nëse nuk e mendon faktin që je eliminuar dhe ia ke dalë të shkosh dot as në çerekfinale.

“Prisja më pak. Mendoj se bëmë një paraqitje të shkëlqyer. E kthyem ndeshjen pas një penalltie që mund të na çmendte dhe ndodhi pas vetëm 10 minutash lojë. E përmbysëm, fituam ndeshjen dhe krijuam 6 ose 7 raste të pastra shënimi. Fatkeqësisht u eliminuam nga pjesa e parë e ndeshjes që luajtëm në Francë.

Tani jemi jashtë. Nuk e di nëse e keni parë ndeshjen e Lyon kundër PSG. Ata nuk ishin në presion sa me ne, çka tregon se luajtëm mirë dhe u hapëm atyre shumë probleme. Në këtë periudhë të vitit nuk mund të jemi dot në maksimumin tonë”, u shpreh Sarri për “Sky Sport Italia”.

Në vijim ai shtoi: “Fatkeqësisht nuk kemi bërë asgjë logjikë këtë vit. Kishim muaj të tërë në shtëpi, disa që më pas mund të stërviteshin dhe të tjerë që qëndronin në shtëpi. Nuk ishte e thjeshtë që i gjithë ekipi të punonte së bashku. Ndjeva që ekipi ishte karikuar në mënyrën ë duhur kundër Lyon.

Me shumë mundësi prej inatit, nervave dhe mentaliteti, se sa në aspekti fizik. Nëse nuk mendoj për eliminimin, atëherë them se jam i kënaqur me atë që bëri ekipi në fushë. Treguan karakter dhe dhanë gjithçka. Nëse nuk eliminoheshim, atëherë do të ktheheshim në shtëpi të lumtur”.

Mediat italiane shkruajnë se tani e ardhmja e Sarrit është në dyshim dhe kur u pyet para ndeshjes nëse rrezikon, ai e tha troç që drejtuesit e Juventusit nuk janë budallenj të vendosin bazuar në një ndeshje. Tekniku i bardhezinjve i rikthehet sërish të njëjtës çështje, sigurisht pasi gazetarët e kanë ngacmuar.

“Fjalët e mia nuk është e vështirë t’i interpretosh. Nuk mendoj se drejtuesit e një niveli të lartë të marrin vendime bazuar në një ndeshje. Ata do të vlerësojnë gjithë sezonin. E shoh këtë lloj pyetje si ofenduese, por jo ndaj meje. Është fyese për drejtuesit. Unë kam një kontratë dhe do e respektoj, ndaj nuk pres asgjë”, përfundon Sarri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!