Sarri: Menaxhimi i CR7 aspak i thjeshtë, Serie A humbi një trajner super

schedule16:56 - 6 Korrik, 2021

schedule 16:56 - 6 Korrik, 2021

Maurizio Sarri punoi një vit me Cristiano Ronaldon, me të cilin fitoi Serie A kur ishte te Juventusi. Menaxhimin e një legjende si portugezi e cilëson të vështirë në prononcimin e dhënë për gazetarin Alfredo Pedulla.

Menaxhimi i CR7 nuk është aspak i lehtë, ai është një shumëkombësh që ka interesa personale që të përputhen me ato të ekipit. Sigurisht që është një situatë e vështirë për tu menaxhuar. Të jem i sinqertë, mua më pëlqen të jem më shumë trajner se menaxher.

Nuk më pëlqen puna e menaxherit, më mërzit, zbavitem më shumë në fushën e blertë. Pavarësisht se i vështirë menaxhimi i tij, ka edhe aspekte pozitive pasi Ronaldo të dhuron rezultate të rëndësishme në fund të vitit.

 

Roberto De Zerbi coach Sassuolo
Genova 03-02-2019 Stadio Marassi, Football Serie A 2018/2019 Genoa – Sassuolo
Foto Image Sport / Insidefoto

Sarri i ri? Më pëlqen shumë De Zerbi (la Sassuolon për të marrë drejtimin e Shakhtar Donetsk). U habita që një djalë i moshës së tij zgjodhi një përvojë jashtë Italisë, teksa asnjë klub i madh italian nuk mendoi për të.

Unë mendoj se bëri mirë që mori drejtimin e Shakhtarit, por më vjen keq që nuk do e shoh më në Serie A. Ka të tjerë trajnerë të rinj italianë shumë të mirë, por De Zerbi e ka treguar se e meriton të jetë trajneri i një ekipi të madh“, theksoi tekniku i Lazios. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!