Sarri: Me formacionin më të mirë ndaj Portos në Europa League

schedule22:13 - 23 Shkurt, 2022

schedule 22:13 - 23 Shkurt, 2022

Lacio do të përballet me Porton ditën e nesërme në Europa League. NJë duel i rëndësishëm ky për skuadrën italiane e cila synon kalimin në fazën tjetër të këtij kompeticioni.

Trajneri Maurizio Sarri ka folur në konferencën për shtyp, për përballjen me Porton. Tekniku italian i Lazios ka vlerësuar në maksimun kundërshtarin e ditës së nesërme, ndërsa ka theksuar se nuk ka vend për të menduar për ndeshjen me Napolin në Seria A.

“Ne do të mendojmë për Napolin nga e premtja. Unë do të zgjedh formacionin më të mirë për përballjen kundër Portos. Dy ndeshjet e ardhshme janë shumë të rëndësishme. Vlerësimet e mia i bazoj në gjashtë muaj, jo në 7 ditë. Kam pasur ndjenja pozitive pas ndeshjes së parë kundër Porto. Skuadra u përball me vështirësi me kokën lart. Gjithashtu edhe në ndeshjen kundër Udinese, ku ne reaguam”.

“Immobile në formacion? Do të shohim sot dhe do të vendosim nesër. Ai qëndroi jashtë për vetëm 6 ditë. Sa i takon Açerbi, ai nuk ka luajtur për 45 ditë dhe nuk është në maksimumin e tij. Shpresojmë që të rikthehet sa më shpejt në gjendjen e tij më të mirë fizikisht. Të shohim nëse do e kemi në pankinë këtë herë.

Pedro? Dëmtimi i tij nuk duket aq i keq sa u shfaq të dielën. Nuk e di ende kohën e rikuperimit. Trajtimi me kortizon do e kishte përshpejtuar rikthimin e tij në lojë, por rregullat antidoping nuk e lejojnë këtë. Nuk e kuptoj, unë nuk kam parë kurrë asnjë lojtar duke përdorur kortizon”, tha Sarri. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!