Juventusi luan nesër në transfertë kundër Lecce dhe normalisht objektivi është fitorja. Para ndeshjes ka dalë në konferencë trajneri Maurizio Sarri, i cili ka analizuar kundërshtarin, ka folur në lidhje me rotacionin e mundshëm në skuadrën e tij, si dhe për emra të përveçëm në kampin bardhezi.
ROTACIONI – “Do ndryshojmë diçka, por jo shumë. Do të shohim gjendjen e lojtarëve në varësi të ndeshjes së fundit. Parametrat e Bonucci janë të mira, por herët apo vonë dikush do të pushojë. Le të shohim nëse do të jenë kushtet për të ndryshuar ndonjë gjë në dy ndeshjet e ardhshme. Me Ronaldon flasim çdo ditë, për mënyrën si ndihet në fushë dhe për numrat. Edhe ai do të ketë nevojë për pushim. Nuk e di kur, por do të vendosim.
NDESHJA– “Kundër Lecce nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, në shtëpi ata të hapin probleme. Janë një ekip që kanë një fizionomi loje dhe që luajnë futboll. Luhet në 15:00 dhe temperatura të larta? Temperaturat e larta normalisht ndikojnë në paraqitjen e skuadrës. Në Firence ndikoi për shëmbull. Gjithsesi duhet të jemi të gatshëm të përballemi me diçka të tillë”.
TË DËMTUARIT – “De Sciglo është stërvitur me grupin 2-3 ditët e fundit. Ka pasur një periudhë të gjatë pushimi dhe i duhet kohë për të luajtur. Dëmtimin duhet thënë që e ka kaluar. Douglas Costa? Stafi mjekësor me ka thënë pas kontrolleve mjekësore se nuk ka ndonjë problem. Nëse na thonë që nuk është gati, atëherë do të ketë ndonjë problem. Di që rikuperimi i tij ka ecur në rrugën e duhur”.
DYBALA DHE PJANIC – “Nëse flasim për dygolëshin, është diçka e mirë. Paraqitjet e tij kanë qenë gjithmonë në nivele të larta. Pjanic? Është një lojtar që ka shumë cilësi dhe mund të bëhet një nga lojtarët më të mirë në rolin e tij”, u shpreh Sarri. /abcnews.al