Sarri: Lazio unik në sulm, kam një mesazh për Bentacur. Inter në krye? Diçka e mirë

schedule15:33 - 6 Dhjetor, 2019

schedule 15:33 - 6 Dhjetor, 2019

Juventus do të luajë nesër një nga ndeshjet më të vështira në kampionat. Bardhezinjtë do të përballen në “Olimpico” me Lazion vendase, që vjen nga gjashtë fitore rresht në kampionat.

Maurizio Sarri vlerëson shumë ekipin e Inzaghit, sidomos fazën e tyre sulmuese. Fakti që Interi kryeson për momentin është një motivim i madh për të bërë më mirë, teksa trajneri i Juventusit ndalet edhe te gjendja e disa lojtarëve të tij gjatë konferencës për shtyp.

VENDI I DYTË – “Kam shumë besim duke parë stërvitjet që kemi kryer. Pikët janë gjithmonë të rëndësishme, jo vetëm ato të ndeshjes së nesërme. Fakti që Interi ndodhet përpara nesh në renditje na simulon për të bërë më mirë, na e shton motivimin”.

LAZIO – “Duhet të kemi kujdes nga Lazio, po kalojnë një moment shumë të mirë dhe janë një skuadër me cilësi të mëdha. Janë më të mirët në 25 metrat e fundit, do të jetë një ndeshje shumë e vështirë kundër një kundërshtari shumë të fortë”.

SKUADRA – “Bernardeschi është një djalë i ndjeshëm dhe lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Po përpiqem ta ndihmoj. Sa i përket Emre Can, mund të them që nuk është përjashtuar. Lënia jashtë listës së Champions League ishte një goditje e madhe për të, por ka besimin tim për ndeshjet e kampionatit. Është një lojtar me personalitet.

Rabiot ndihet mirë edhe është stërvitur me grupin. Bentacur po rritet dhe është i destinuar të zhvillojë një karrierë të rëndësishme. Duhet të shënojë më shumë gola, diçka e tillë do e ndihmojë shumë”, përfundon trajneri i Juventusit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!