Maurizio Sarri debuton në stolin e Lazios nesër në mbrëmje. Ekipi bardhekaltër luan takimin e parë të Serie A në fushën e Empolit (20:45), ish-skuadra e Sarrit. Trajneri italian flet rreth ndeshjes, ndalet tek afrimi i Pedros nga Roma dhe komenton situatën e argjentinasit Correa (e kërkon Interi).
EMPOLI – “Pres një ndeshje të vështirë, sidomos nëse Empoli luan si në 30 minutat e para të ndeshjes me Vicenzën. Ata janë një skuadër teknike dhe e re. Te Lazio po ndërrojmë mënyrën e të menduarit rreth futbollit.
Përkushtimi i ashpër i djemve po më argëton. Objektivat? Le të nisemi nga vendi i gjashtë i sezonit të kaluar. Të shohim nëse do ta përmirësojmë apo përkeqësojmë këtë renditje”.
PEDRO – “Merkato është një temë e mërzitshme për mua. Pedro ishte një emrat e listës tonë, na u krijua mundësia ta merrnim dhe e shfrytëzuam. Jam i kënaqur, ai është një futbollist brilant, mendoj se do të luajë disa minuta ndaj Empolit”.
CORREA – “Situata, në këtë moment, është për t’u vlerësuar. Ne po flasim për një lojtar të fortë, i cili nuk e shprehu në momentin e duhur idenë e tij. Lojtari nuk është në kushtet ideale mendore për të luajtur futboll.
Correan e shoh mirë si një sulmues të majtë ose si qendërsulmues, teksa Immobile është pika jonë kryesore e referimit. Të presim disa ditë për të kuptuar më mirë se çfarë do të ndodhë me Correan”. /abcnews.al