Sarri: Lazio ime miks mes sakrificës dhe argëtimit, Mourinho tip simpatik

schedule20:36 - 9 Korrik, 2021

schedule 20:36 - 9 Korrik, 2021

Maurizio Sarri është prezantuar sot përpara medieve si trajneri i ri i Lazios. 62-vjeçari rikthehet në stol pas një viti dhe do të drejtojë skuadrën bardhekaltër në dy vitet e ardhshme. Lazio është skuadra e katërt që do të drejtojë në Serie A pas Empolit, Napolit dhe Juventusit, aventurë që po pret ma padurim ta nisë.

Dua të shoh një Lazio me shpirt të madh sakrifice për t’u argëtuar të dielave. Dua të shoh uri në seancat stërvitore, për të treguar më pas në ndeshjet zyrtare dëshirën për të dominuar. Unë mendoj se kushtet që të ndodhin këto gjëra janë, ky është shkaku pse ndodhem këtu.

Shoh te Lazio karakteristikat e duhura për të shprehur aftësitë e mia dhe për të zhvilluar futbollin që dua dhe pëlqej unë. Në këto momente kisha nevojë për Lazion dhe një klub të tillë“, deklaron Sarri, i cili ndalet edhe te Jose Mourinho, trajneri i “armiqve” të Romës.

Nuk arrij ta shoh këtë dualizëm të madh mes nesh. E njoh nga afër, Jose është një karakter i mirë dhe mbetet tip simpatik. Ai ka fituar më shumë se unë, edhe pse kjo nuk do të thotë asgjë. Ama, në derbi do të japim të dy maksimumin për të fituar.

Merkato? Kemi bërë një listë me drejtorin (Igli Tare), kemi nevojë për disa lojtarë në mënyrë që të luajmë një futboll ndryshe nga më parë. Nuk jemi përqendruar në emra, por në karakteristika. Është një merkato e vështirë për të gjithë“, deklaroi Sarri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!