Sarri kërkon të pushojë, tekniku italian refuzon ofertën e “gjigantëve” të Premier League

schedule17:56 - 26 Mars, 2024

schedule 17:56 - 26 Mars, 2024

Kanë kaluar vetëm dy javë nga koha kur Maurizio Sarri vendosi të japë dorëheqjen nga Lazio dhe menjëherë në drejtim të trajnerit të njohur toskan kanë vërshuar ofertat, teksa më e fundit ka ardhur nga kampionati anglez i futbollit, Premier League.

Më konkretisht klubi i Nottingham Forest, që i ka vuri teknikut italian në tavolinë një kontratë 3-vjeçare me pagë mjaft të mirë, megjithatë nuk ka mjaftuar për të bindur një strateg si Maurizio Sarri, me këtë të fundit, që duket i vendosur të pushojë deri në fund të sezonit dhe të vendosë me qetësi të ardhmen e tij.

Gjasat janë që të mbetet në Serinë A, aty ku Fiorentina është klubi që ka bërë edhe kontakte konkrete. Nuk mohoet as kalimi në Angli ku më herët Sarri ka drejtuar “Blutë” e Chelsea, ku ia doli të triumfojë edhe në Europa League, duke lënë një emër pozitiv në kampionatin anglez. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!