Në futboll pranohet çdo rezultat, por Maurizio Sarrit nuk i ka pëlqyer aspak ndeshja e ekipit të tij përballë Sassuolos. Juventusi ngeci në një barazim 2-2 në shtëpi, në një ndeshje ku bardhezinjtë nuk ishin të qartë dhe kryen gabime. Trajneri ka folur për DAZN pas ndeshjes, aty ku analizon paraqitjen e djemve të tij dhe nuk i kursen kritikat për ta.
“Nuk zhvilluam një ndeshje në nivel të mirë, mjafton të shohim mënyrën se si i pësuam të dy golat. Ditëm të reagonim, por na mungoi koka dhe shpirti i duhur. Manovra jonë sulmuese nuk kishte shpejtësi.
Mund të ndikojë fakti që vinim prej dy ndeshjeve ku kemi harxhuar shumë në aspektin e nervozitetit. Duhet të ishim treguar më të kujdesshëm, sidomos në pjesën e parë. Ronaldo po e merr veten në aspektin e rezistencës, por nuk po tregohet brilant“, përfundon trajneri i Juventusit. /abcnews.al