Juventusi zhvilloi një ndeshje aspak të mirë kundër Napolit dhe u rikthye pa pikë në Torino. Humbja e fundit ka krijuar polemika, më shumë për lojën e kampionëve në fuqi. Maurizio Sarri nuk po arrin t’i bëjë lojtarët të luajnë bukur dhe është i akuzuari kryesor.
Agjenti i Fabio Cannavaros, ish-mbrojtësit të Juventusit dhe fituesit të “Topit të Artë” në vitin 2006, Enrico Fedele ka dhënë një deklaratë të bujshme për Bello del Calcio.
“Lojtarët e Juventusit janë lodhur me Sarrin dhe duan përsëri Max Allegrin. Ky është shkaku pse Napoli fitoi lehtësisht kundër bardhezinjve. Nëse Juventusi ndodhet në vend të parë në Serie A, është e gjitha meritë e yjeve që ka në ekip“, thekson Fedele. /abcnews.ak