“Sarri e meriton stolin e Juventusit, titulli nuk është çlirim nga kritikat”

schedule22:17 - 26 Korrik, 2020

schedule 22:17 - 26 Korrik, 2020

Fabio Paratici foli përpara ndeshjes Juventus-Sampdoria rreth situatës së Maurizio Sarrit dhe mundësisë së fitimit të titullit të nëntë radhazi (fitorja i shpall bardhezinjtë kampionë Italie).

Drejtori sportiv i “Zonjës së Vjetër”, në deklaratën e dhënë për Sky Sport, vlerëson shumë trajnerin e skuadrës dhe nuk e sheh trofeun e radhës si fundin e kritikave, që kohet e fundit janë shtuar shumë për Juven.

Po, Sarri është një protagonist i sezonit tonë. Ka bërë një ngjitje të jashtëzakonshme në karrierë dhe e meriton të jetë trajneri i Juventusit. Ka bërë një punë shumë të mirë te Napoli dhe Chelsea, kështu që ndodhet në vendin që meriton.

Titulli? Është gjithmonë diçka e jashtëzakonshme të fitosh një titull kampion. Ky trofe nuk na çliron nga kritikat, bëhet fjalë për një gëzim të madh, gjithmonë nëse do ia dalim të fitojmë, por nuk është çlirim.

 Jemi mësuar me kritika, na i bëjnë shpesh gjatë sezonit. Po shohim ndeshje të çuditshme këtë vit, sidomos në këto momente. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të përqendruar“, deklaroi drejtuesi i klubit italian. /abcnews.al