Sarri drejt Ballkanit, tekniku italian pranë akordit me “gjigantët” e Greqisë

schedule16:56 - 31 Maj, 2024

schedule 16:56 - 31 Maj, 2024

Pasi mbylli eksperiencën e fundit me “Shqiponjat” e Lazio, trajneri Maurizio Sarri është vendosur në kërkim të aventurës së radhës, ku në shumë raste, trajneri 65-vjeçari është shprehur se kërkon një klub që t’i dhurojë motivim të lartë dhe që ta intrigojë, e këtë mesa duket italiani e ka gjetur në Greqi.

Kjo pasi gjithnjë e më shumë po “merr jetë” ideja për të trajnuar skuadrën e Panathinaikos në Superligën greke dhe sipas raportimeve më të fundit “helenët” kanë nisur hapat e parë për të mbërritur te Sarri duke i vendosur mbi tavolinë një ofertë të rëndësishme financiare dhe për momentin, tekniku italian ka kërkuar pak kohë për të mos u nxituar, teksa duket i “joshur” nga një aventurë në Ballkan.

Ndërkaq, kujtojmë se, sezonin e fundit, Panathinaikos e mbylli kampionatin në vendin e katërt dhe i duhet të kalojë nëpërmjet kualifikueseve për të marrë pjesë në Europa League, teksa vlen të theksohet se më herët Sarri ka pasur interesin edhe të Fiorentina e Bologna në Serie A. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!