Sarri bën një ndryshim për Champions, zgjidhet data e sezonit të ri në Serie A

schedule20:59 - 3 Gusht, 2020

schedule 20:59 - 3 Gusht, 2020

Juventusi e ka fituar vetëm dy herë Champions League. Trofeu i kompeticionit më të rëndësishëm për klube, mungon në Torino prej vitit 1996 dhe bardhezinjtë do të bëjnë të pamundurën për ta rikthyer këtë muaj.

Pengesa e parë quhet Lyon, që mposhti Juven në Francë me rezultatin 1-0 në duelin e parë të raundit të 1/8. Sfida e kthimit luhet në datë 7 gusht dhe djemtë e Sarrit duhet të përmbysin rezultatin në “Alianz Arena” për të kaluar në çerekfinale.

Trajneri ka bërë publike listën e 22 lojtarëve të grumbulluar për vijimin e këtij sezoni në Champions. Merih Demiral është rikthimi i madh, teksa jashtë ka mbetur Sami Khedira. Mbrojtësi turk është rikuperuar nga dëmtimi i pësuar në janarin e këtij viti.

Jashtë mesfushori gjerman si pasojë e problemeve fizike, teksa jashtë listës ka përfunduar edhe Giacomo Vrioni, sulmuesi shqiptar që debutoi në Serie A në ndeshjen e fundit të kampionatit.

Këshilli i Ligës Italiane të Futbollit, ka vendosur përfundimisht për datën kur do të fillojë sezonin 2020/2021 në Serie A. 12 dhe 19 shtatori ishin dy opsionet, por në fund u zgjodh varianti i dytë. Vendimi u mor gjatë ditës së sotme dhe është zyrtar. /abcnews.al