Sarkozy shpallet fajtor, ish-presidenti francez mund të vuajë dënimin në arrest shtëpiak

schedule15:28 - 14 Shkurt, 2024

schedule 15:28 - 14 Shkurt, 2024

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy u shpall fajtor këtë të mërkurë në një apel para një gjykate në Paris për financim të paligjshëm të fushatës që rezultoi në një ofertë të pasuksesshme presidenciale në vitin 2012, duke konfirmuar vendimin e shkallës së parë të një gjykate më të ulët.

Ai u dënua me një vit burg në procedurën e shkallës së parë në vitin 2021, ndërkohë gjysma e dënimit u pezullua dhe gjysmën tjetër mund ta vuante pa shkuar në burg, në arrest shtëpie me monitorim përmes byzylykut elektronik.

Nicolas Sarkozy, i cili ishte president i Francës për një mandat nga viti 2007 deri në vitin 2012, por pas përfundimit të mandatit të tij presidencial, mbeti një figurë politike me ndikim në qarqet konservatore franceze dhe është në marrëdhënie miqësore me presidentin aktual francez, Emmanuel Macron, pavarësisht një sërë gjykimesh dhe hetimesh lidhur me çështje të ndryshme ligjore që lidhen me financimin e fushatës zgjedhore.

Ai gjithmonë ka mohuar akuzat se partia e tij Republikane, e njohur atëherë si UMP, bashkëpunoi me agjencinë e marrëdhënieve me publikun Bigmalion për të fshehur shumat e vërteta të një fushate presidenciale të shënuar nga shpenzimet e parave të paprecedentë në jetën politike franceze. Gjatë seancës, Sarkozi mohoi fajin personal, por fajësoi disa anëtarë të ekipit të tij zgjedhor.

Unë nuk kam zgjedhur asnjë furnizues, nuk kam nënshkruar asnjë ofertë, asnjë faturë të vetme”, tha Sarkozi në gjykatë. Në Francë ka masa të rrepta që kufizojnë shpenzimet për fushatën zgjedhore./abcnews.al